(VIDEO) Fushatë kundër mjeteve piroteknike

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së bashku me drejtoreshën e Klinikës për Kirurgji Plastike Sofia Pejkova dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Sait Saiti, morën pjesë në ushtrimin demonstrues në Sheshin Maqedonia në kuadër të fushatës për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike “Pushkaliqe Jo, Siguria Para Së Gjithave”. Spasovski tha  se ekipet e përbashkëta nga departamentet e parandalimit të MPB-së dhe mjekët nga Klinika e Kirurgjisë Plastike gjatë këtij muaji vizituan mbi 50 shkolla të mesme në Shkup dhe në vend, ku u mbajtën mbi 200 prezantime dhe aktivitete parandaluese me këtë temë, dhe më shumë se 5000 fëmijëve u shpjeguan drejtpërdrejt pasojat e përdorimit të fishekzjarreve nga pikëpamja mjekësore, si dhe sanksionet që pasojnë përdorimin e tyre.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Fishekzjarret nuk janë lodër, përdorimi i tyre është rreptësisht i ndaluar, dhe gjuajtja festive me fishekzjarre mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën dhe shëndetin, duke lënë pasoja jashtëzakonisht të rënda që mund të vulosin jetën e një të riu. Mesazhi nga të gjithë ne thotë: Fishekzjarret janë të rrezikshme, të dëmshme dhe  nuk janë aspak ” cool” “. 

Drejtoresha e Klinikës për Kirurgji Plastike Pejkova tha se fokusi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes kolektive për rreziqet e përdorimit të fishekzjarreve, me qëllim parandalimin e lëndimeve dhe komplikimeve të përhershme prej tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të kompetencave të saj, vetëm vitin e kaluar sekuestroi 86.639 lëndë piroteknike, këtë vit deri në nëntor sekuresroi  gati 21.000 lëndë të ndryshme piroteknike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like