(VIDEO) Franca kërkon të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin

by admin
Spread the love




Ministri i Francës për Çështje Evropiane Clement Beaune para mbledhjes së Samitit të Bashkimit Evropian,  deklaroi se blloku ka përgjegjësi për t’i dhënë perspektivë të qartë Shkupit dhe Tiranës për procesin e anëtarësimit. Ndërkaq, sot po mbahet samiti i Bashkimit Evropian ku po prezantohen konkluzionet për zgjerimin dhe për konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Takimi i 27 ministrave të çështjeve europiane ka vendosur temë të parë zgjerimin e bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor pasi ky është shansi i fundit për të plotësuar premtimin për hapjen e negociatave.

Clement Beaune, Ministër i Francës për Çështje Evropiane

“Ne duhet të zhbllokojmë situatën e krijuar për të mundësuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë edhe Maqedoninë e Veriut. Ne duhet të zhbllokojmë situatën dhe ne jemi gati për ta bërë këtë tani në të kundërtën do e bëjmë gjatë presidencës sonë të Këshillit të BE. Në do të organizojmë një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor në qershor, pasi stabiliteti i rajonit është premisë kyçe në planin e migracionit, të sigurisë dhe trafiqeve të ndryshme”.

Në draft-konkluzionet e diskutuara nga ministrat, ndër të tjera thuhet se bisedimet e anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën pritet të hapen “sa më shpejt” .

Ndërsa zyrtarët europian do të përpiqen të aprovojnë kornizën negiciuese, shanset që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin dritën jeshile janë të pakta. Kjo pasi Qeveria e re në Bullgari nuk ka ndryshuar qëndrim për veton ndaj Shkupit.

Takimi i kësaj të marte i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian, i cili do të zhvillohet më 16 dhjetor, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve anëtare të BE-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like