Video/ Franca angazhon njësitë anti-terror pas djegies e thyerjeve të institucioneve prej vrasjes së të riut nga policia (video-foto)

by admin
Spread the love

Qeveria franceze tha sot se po mendon vendosjen e gjendjes së emergjencës pas trazirave masive që ka shkaktuar vrasja e të riut 17-vjecar nga policia dy ditë më parë, teksa ka nxjerrë në terren 40 000 policë e xhandarë si dhe qindra mjete të blinduara.

Parisi dhe zonat e brendshme urbane u fortifikuan sot dhe me 5000 policë të tjerë sipas qeverisë, ndërsa në rrugë janë pikasur njësi të forcave speciale RAID.

Komuniteti i Nanterre në veriperëndim të kryeqytetit është vendi ku dy policët ndaluan 17 vjeçarin franko-afrikan Nahel M. dhe më pas e qëlluan nga afër me plumb në kokë kur refuzoi të ndalonte makinën.

Rreth 8000 protestues dolën mbrëmë në rrugë vetëm në Nanterre duke iu përgjigjur thirrjeve për protesta të nënës së adoleshentit të vrarë, në rrjetet sociale.

Ndërkohë në video nga qytete të ndryshme franceze të publikuara sot shiheshin thyerje masive dhe zjarre në dyqane të kompanive të mëdha, ndërsa protestuesit përdornin automjete të rënda të vjedhura për të thyer një vetratë banke të Credit Mutuelle.

Në Toululse protestuesit sulmuan një stacion policie me mjete zjarrvënëse, ndërsa rreth persona të maskuar sulmuan burgun Val-de-Marnes në Marseille. Disa biznese u vandalizuan në zonën e Portit të Vjetër të qëytetit.

Trazira të ngjashme u raportuan në Bordeaux, Lille e Lormont.

Kryeministrja Elisabet Bourne në një deklaratë të përbashkët me kryebashkiakët thanë se “dhuna nuk do të zgjidhë asgjë”, duke dënuar “aktet e papranueshme të shkaktarëve të trazirave”.

Ndërkohë polici i Nanterre që vrau Nahel është akuzuar për vrasje të qëllimshme, por avokatii tij tha se veprimet ishin “brenda ligjit”.


Djegie stacioni autobusesh ne Nante


Top Channel

//Google Analytics - REMOVE TOMORROW window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date()); gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook // window.fbAsyncInit = function() { // FB.init({ // appId: '1715618661991455', // xfbml: true, // version: 'v2.10' // }); // FB.AppEvents.logPageView(); // };

// (function(d, s, id) { // var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; // if (d.getElementById(id)) { // return; // } // js = d.createElement(s); // js.id = id; // js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; // fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); // }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like