(VIDEO) Forumi i opozitës shqiptare: Gropat rrezikojnë jetën e fëmijëve në shkollën fillore “Jashar Beu”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gropat në Dyqanxhik e rrezikojnë jetën e fëmijëve në shkollën fillore “Jashar Beu”. Kështu vlerësuan Forumi Rinor i koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.  Nga Forumi  thonë se para 15 ditëve, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku më drejtorin e shkollës promovuan sallën e re sportive, dhe ende nuk kanë filluar punimet, ndërsa nuk dihet se kur do të fillojnë. Ata akuzuan Ganiun  se përuruimi I sallës sipas tyre ka qenë vetëm  për pikë politike para fillimit të fushatës.

Liridon Baftiu, Kryetar I forumit rinor nga koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, dega Çair

“Prandaj, dersa ata të vijnë ta bëjnë foton e radhës këtu, ne duam të tërheqim vërejtjen se kjo hapsirë përmban një rrezikshmëri të lartë për fëmijët e kësaj lagjeje, sepse në hyrje të saj nuk kemi asnjë shenjë e cila paralajmëron se ‘këtu ka punime’. Ndërkaq, brenda hapsirës në të cilën do të ndërtohen salla kemi gropa të mëdha, të cilat nuk janë të izoluara. E meqë ky vend ka qenë I frekuentuar shumë nga fëmijët e kësaj lagjeje, ne konstatojmë se këta fëmijë e kanë jetën në rrezik të lartë”.

Ata gjithashtu i bënë thirrje Ganiut që t’I parandalojë këto aventura dhe eksperimente para zgjedhore.  Të rinjtë e kolaicionit shtuan se janë dy opsione, të fillojnë punimet sa më pare ose të vendosën shenjë përkatëse se “këtu punohet”, pasi sipas tyre në këtë mënyr do të parandalohen tragjeditë që mund të ndodhin.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like