VIDEO/ Fitorja e katër radhazi, Siti nuk e diskuton Bërnlin! Totenhemi mposht me përmbysje skuadrën e… Strakoshës

by admin
Spread the love

U luajtën prej orë 20:30, dy duelet e vlefshme për javën e 22-të të Premier Ligën. Siti i Pep Guardioës bëri detyrën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 3-1 Bërnlin.  

Dopieta e Julian Alvarez dhe goli i Rodrit i dhuruan fitoren e katërt radhazi “qytetarëve” në kampionat, ndërkohë që Al Dakhli shënoi golin e nderit në minutën 90+3 për miqtë e Bërnlit. 

Në duelin tjetër të mbrëmjes, Totenhemi mposhti me përmbysje 3-2, Brentfordin e Thomas Strakoshës, me gardianin shqiptar që vijon të qëndrojë në stol.  

Maupaj shënoi i pari për miqtë në minutën e 15-të. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Totenhemi përmbysi gjithçka. 

totenhem

Udoxhi, Xhonson dhe Riçarlison shënuan 3 herë në minutat 48, 49 dhe 56, teksa Tonei provoi të rihapte sërish sfidën në minutën e 67-të, por vetëm kaq, pasi në fund festa ishte e gjitha për vendasit, që arkivuan 3 pikë të rëndësishme.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like