VIDEO/ Fitorja e gjashtë radhazi në Premier Ligë, Arsenali luan “poker” ndaj Njukasëll

by admin
Spread the love

Arsenali triumfoi me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Njukastëll, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Premier Ligës.  

Ky ishte triumfi i gjashtë radhazi për “topçinjtë”, të cilët u ngjitën në kuotën e 58 pikëve, dhe e shohin veten në vendin e tretë me vetëm 2 pikë diferencë nga kryesuesit e Liverpulit. 

Autogoli qesharak i Botman, zhbllokoi sfidën duke i dhënë avantazhin Arsenalit. Goli i dytë u shënua nga Haverc në minutën e 24-t. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.  

renditjaaaa

Në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Artetës shënoi edhe 2 gola të tjerë me Saka dhe Kivior në minutat 65 dhe 69. Golin e nderit për Njukasëll e shënoi Uillok në minutën e 84.  Duelin e radhës Arsenali e luan ndaj Shefild Junajtid në transfertë.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like