VIDEO/ Fitore spektakolare me 3 gola në “Diego Armando Maradona”, Interi i jep “leksion” kampionëve të Napolit

by admin
Spread the love

Interi dhuroi spektakël ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Golat e Çalhanoglu, Barelës dhe Turam, i siguruan 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit, që vijon të kryesojë me hapa të sigurt.  

Ky ishte suksesi i 11-të në 14 javë për zikaltërit, të cilët ruajnë diferencën +2 nga Juventusi i vendit të dytë, ndërkohë që kampionët e Napolit janë pozicionuar në vendin e pestë.   Në sfidën e radhës interistët do të presin Udinezen, teksa Napoli luan në transfertë ndaj Juventusit.  

FT: NAPOLI-INTER 0-3

Çalhanoglu 44′, Barela 62′, Turam 85′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

86′ Inzagi kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen nga fusha Darmian dhe Turam në lojë, Bisek dhe Arnautoviç.

85′ GOOOOL INTER 0-3/ Vjen dhe goli i tretë me autor francezin Turam që shtyn në rrjetë një top fantastik të dhënë nga Kuadrado. (VIDEO)

80′ Zomer bën një tjetër pritje shpëtimtare, duke i mohuar një gol të sigurt sulmuesit Osimhen, por më pas gjyqtari akordon pozicion jashtë loje (VIDEO)

77′ Interi kryen dy zëvendësime, largohen nga fusha Mkhitarjan dhe Dumfris, në lojë Kuadrado dhe Fratezi.

68′ Zëvendësim te Napoli, largohet nga fusha Politano, vendin e tij e Raspadori.

67′ Moment i artë për Interin, Lautaro Martinez shpërdoron një penallti në lëvizje. Nuk i beson syve kampiteni zikaltër (VIDEO) 

62′ GOOOOL INTER 0-2/ Skuadra e Inzagit në avantazh të dyfishtë, gol fantastik i Barelës, pas asistit të Lautarot. Mesfushori lëvizur bukur brenda zonës, shamng dy kundërshtarë dhe përshëndet rrjetën (VIDEO)

58′ Napoli rrit ndjeshëm presioni në kërkim të golit të barazimit. Skuadra e Maxarrit kërkon 11-metërsh pas rrëzimit të Osimhen brenda zonës, ndërkohë që Zomer bën sërish shpëtimtarin duke i mohuar golin Kvaraskelias (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

44′ GOOOOL INTER 0-1/ Skuadra e Inzagit kalon në avantazh me Çalhanoglu, që shënon me një predhë nga distanca. Në festë intersitët (VIDEO)

39′ Kundërpërgjigjet Interi me Lautaro Martinez, por sulmuesi argjentinas ndalet nga portieir Meret, që i mohon një shans të mirë kapitenit zikaltër (VIDEO)

36′ Drithërima në portën e Interit, Politano godet traversën me një tentëtivë të rrezikshme nga jashtë zonës. Me fat skuadra e Inzagit në këto momente (VIDEO)

18′ Zëvendësim i detyruar te Interi, largohet nga fusha De Vraj i dëmtuar, vendin e tij e merr Karlos Augusto.

12′ Interi gjen golin me anë të Turam, por goli anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO) 

3′ Pritje spektakolare e Zomer, portieri i Interit i mohon një eurogol mesfushorit Elif Elmas, duke devijuar topin në këndore (VIDEO)

1′ Starton supersfdia!

FORMACIONET ZYRTARE:  

NAPOLIII

PANORAMASPORT.AL

You may also like