VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Liverpuli ruan kreun e Premier Ligës mes vuajtjesh. Ja të gjitha rezultatet

by admin
Spread the love

Liverpuli ka arritur një fitore të rëndësishme vetëm në frymën e fundit përballë Notinghem Forest në transfertë me rezultatin 0-1.

Ishte Darvin Nunjez, i cili në minutën e 99’ të takimit gjeti golin e fitores për “Reds”-at e Klop, të cilët ruajnë kështu kreun e Premier Ligës, duke ruajtur momentalisht distancën me Sitin dhe Arsenalin.

Në sfidatv e tjera, Çelsi barazoi mes vuajtjesh në transfertë me Brentfordin, me rezultatin 2-2, duke vazhduar të tregojë formën e dobët që po kalon këtë sezon, pavarësisht shpenzimeve marramendëse.

Totenhemi ka mundur me përmbysje Kristal Palasin me rezultatin 3-1, duke u futur sërish në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

REZULTATET:

NOTINGHEM FOREST 0-1 LIVERPUL

GOLI I NUNJEZ

BRENTFORD 2-2 ÇELSI

GOLI I XHEKSON

GOLI I RAZMUSEN

GOLI I VISA

GOLI I DISASI

TOTENHEM 3-1 KRISTAL PALAS

FULHEM 3-0 BRAJTON

EVERTON 1-3 UEST HEM

NJUKASËLL 3-0 ULLVËRHEMPTON

RENDITJA:

 +65465465

PANORAMASPORT.AL

You may also like