VIDEO/ Fitore minimale ndaj Salcburgut, Interi bën detyrën në “San Siro”

by admin
Spread the love

Interi mposhti mbrëmjen e sotme Salcburgun me rezultatin minimal 2-1 në duelin e tretë të grupit D, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve. Zikaltërit e Inzagit iu falën golave të Aleksi Sançez dhe Çalhanoglu, duke bërë kështu detyrën në “San Siro”, ndërkohë për miqtë realizoi talenti 19-vjeçar izraelit Gloukh në minutën e 57-të.  

Vlen të theksohet fakti se në këtë duel pati minuta edhe për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në minutën e 76-të, duke qëndruar në fushë afro 20 minuta. Paraqitje dinjitoze për futbollistin shqiptar.  

FT: INTER-SALCBURG 2-1

Aleksi Sançez 19′, Çalhanoglu 64′ (p) / Gloukh 57′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

85′ Inzagi kryen zëvendësimin e fundit, largohet nga fusha Lautaro Martinez, vendin e tij e merr Klasen.

81′ Lautaro Martinez, gjen rrugën e rrjetës pas një aksioni perfekt. Asisti i Fratezit u shndërua në gol nga argjentinasi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Fratezit. (VIDEO)

75′ Momenti i Kristjan Asllanit, Inzagi e hedh në fushë në vend të Çalhanoglusë.

65′ Interi kryen dy zëvendësime, largohen nga fusha Aleksi Sançez dhe Dumfris, në vendin e tyre Turam dhe Darmian.

64′ GOOOOL INTER 2-1/ Zgjat vetëm 7 minuta festa e miqve, Çalhanoglu realizon nga pika e bardhë e penalltisë, duke rikthyer në epërsi zikaltrit. (VIDEO)

61′ Penallti për Interin e fiton Fratezi pas ndërhyrjes së gabuar nga mbrapa nga ana e Gourna, për gjyqtarin nuk ka dyshime. (VIDEO) 

57′ GOOOOL SALCBURG 1-1/ Vendoset baraspesha, talenti izraelit Gloukh surprizon zikaltrit duke realizuar një gol mjaft të bukur me të djathtën, duke e dërguar topin në cepin e portës. (VIDEO)

56′ Karlos Augusto shpërdoron një shans të artë për të dyfishuar shifrat, tentativa e tij fluturimthi me të majtën përfundon jashtë kuadratit (VIDEO) 

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim, te Interi largohet Mkhitarjan që në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë, në vendin e tij futet Barela.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Kombinim i bukur Sançez-Lautaro, me këtë të fundit që provon me një tentativë të rrezikshme, por topi shkon ngjitur me shtyllën, ndërkohë gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje. (VIDEO)

36′ Minuta të mira për Interin që ushtron presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Salcburgut, në kërkim të golit të dytë.

32′ Shpëton për mrekulli porta e Salcburgut, pas harkimit të Dumfris nga e djathta, mbrojtësi Dediç për pak sa nuk shkakton autogol, por topi shkon ngjitur me shtyllën (VIDEO)

29′ Tensionohet sfida, Gourna-Douath është futbollisti i tretë i ndëshkuar në harkun e 6 minutave.

28′ Ndëshkohet edhe Mkhitarian në radhët e interistëve.

23′ Simiç është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

19′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida! Aleksi Sançez kalon në avantazh zikaltrit e Inzagit pas asistit të Fratezit. Në festë vendasit (VIDEO)

10′ Kundërsulm i rrezikshëm i Salcburgut me Simiç dhe Kjaergard, por finalizimi nuk është i duhuri, topi shkon jashtë kuadratit.

8′ Kundërpërgjigjet Interi, Çalhanoglu hedh një harkim të rrezikshëm nga krahu i djathtë, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk devijohet nga askush.

4′ Salcburgu “flirton” me golin e avantazhit me anë të Gloukh, vendimtare ndërhyrja e Zomer, që i thotë “jo” tentativës së miqve, duke bërë shpëtimtarin. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.A

The post VIDEO/ Fitore minimale ndaj Salcburgut, Interi bën detyrën në “San Siro” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like