Video/ Fitore me “tris”, Milani në formë! Zhbllokohet Chukwueze

by admin
Spread the love

Milani kalon 1-3 pengesën Hellas Verona.

Kuqezinjtë regjistruan fitoren e tretë radhazi në Serie A, teksa tani numërojnë tri pikë më shumë se Juventusi. Theo Hernandez zhbllokoi takimin në fundin e së parë, ndërkohë që Christian Pulisic (50’) dyfishoi sapo nisi e dyta.

Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin falë goditjes potente të holandezit Tijjani Noslin (64’). Gjithsesi, Milani shënoi sërish 11 minuta përpara fundit. Samuel Chukwueze shënoi një gol shumë të bukur, i parë në Serie A për nigerianin.

Vendi i dytë me 62 pikë për skuadrën e Stefano Piolit, ndërkohë që Hellas Verona mbetet në kuotën e 26 pikëve.

Serie A HELLAS VERONA-MILAN 1-3 (Noslin 64′ / Theo 44′, Pulisic 50′, Chukwueze 79′)

79′ Më në fund Samuel Chukwueze, i cili gjen golin e parë në kampionat falë një realizimi fantastik.

70′ Rafael Leao nuk arrin të shënojë i vetëm me portierin kundërshtar!

64′ “Predhë” e Tijjani Noslin, holandezi rihap sfidën me golin e tij.

50′ Milani shënon golin e dytë me anë të Christian Pulisic.

44′ Shpërblehet insistimi i Theo Hernandez. Kuqezinjtë në avantazh.

Milani luan në transfertë kundër Hellas Veronës, sfidë të cilën djemtë e Stefano Piolit duan ta fitojnë me çdo kusht për të rritur distancën me Juven e vendit të tretë.

Kuqezinjtë ndodhen në moment të mirë. Të enjten u sigurua kualifikimi në çerekfinalet e Europa League, ndërkohë që sot do të synohet fitorja e tretë radhazi në kampionat./ Shqip


Top Channel

You may also like