(VIDEO) Filipçe: Nuk ka privatizim të ndihmës së shpejtë

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë në largim Venko Filipçe në një intervistë për Slloboden Peçat tha se nuk do të privatizohet ndihma e shpejtë. Filipçe e quan spin politik se gjoja ndihma e shpejtë do të privatizohet dhe sqaron se ligji thotë qartë se kujdesi urgjent mjekësor mund të ofrohet vetëm nga institucioni publik shëndetësor.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi në Kuvend, ka pasur konsultime me grupet parlamentare të BDI-së, të të Majtës dhe VMRO-DPMNE-së. Jemi  marrë vesh që të premten e ardhshme të organizohet debat publik në Kuvend për të gjitha ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor”.

Ligji u bllokua në kuvend  për shkak të 1200 amendamenteve të partisë së Majtë.

Kryetari i të majtës, Dimitar Apasiev tha se ndryshimet në ligjin për shëndetësi janë përpjekjet fillestare për të filluar privatizimin e ndihmës së shpejtë.

DIMITAR APASIEV, KRYETAR I TË MAJTËS

“Kjo është një taktikë psikologjike, taktikë  ‘sallami’ – dy milimetra me dy milimetra. Punojnë në mënyrë strategjike pak nga pak. Tjetra do të jetë që të ketë edhe 30 kompani të tjera që ofrojnë asistencë emergjente private, gjegjësisht i gjithë tregu”.

Apasiev i bënë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, që sa më shumë të investohet në ndihmën e shpejtë dhe autombulancat të jenë më komode se ata që janë nëpër spitalet private.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 


You may also like