(VIDEO) Fetahi: Partitë politike shqiptare të dalin me një kandidat të përbashkët për president

by admin
Spread the love

Arben Fetahi, Drejtor në  Insitutit Arben Xhaferi, ishte i ftuari i fundit për këtë vit në emisionin “Intervistë në Shenja”. Fetahi  informoi se në bazë të anktevae të cilat i bëjnë ata, shqiptarët dëshirojnë të kenë një kanditatë të vetëm shqiptarë për President të shtetit.

ARBEN FETAHI,DREJTOR NË INSITUTIN ARBEN XHAFERI 17:49

“Jo vetëm votën, por besoj se e kemi obligim të dalim si shqiptarë me kandidatë për Presidentë në këtë vend. Sipas regjistrimit të fundit, je mei mbi 30% e popullatës në këtë vend, të dalim me kandidatë në mënyrë që të imponojmë edhe temat e fushatës dhe jo vetëm që të dëgjojmë të tjerët se çka flasin, se si do të na zgjidhin neve problemet, por të kemi edhe ne zgjidhje konkrete, të propozuara për qytetarët”.

Fetahi ka folur edhe për zgjedhet parlametare, të cilat do të mbahen më 8 maj 2024. Ai deklaroi se në anketën e tyre që kanë realizuar kanë parashikuar dy skenarë. Njëri ku shkohet me tre blloqe, BDI, LEN dhe Aleanca për Shqiptarët dhe skenari i dytë ku BDI shkon vetme, ndërsa opozita LEN dhe ASH shkojnë bashkë.

ARBEN FETAHI,DREJTOR NË INSITUTIN ARBEN XHAFERI 20:06

“Në skenarin e parë ku shkohet ndaras në tre blloqe BDI do të fitonte do të dilte bindshëm e para me 29% të votës, LEN, në atë kohë nuk e kishim në pyetje edhe VV-në, sepse zyrtarisht nuk ishte pjesë e këtij grupimi del e dyta sipas barometrit me 16.6%, ASH e treta me 12.2%. Partitë tjera të papërfillshme PDSH 0.2, tjera 0.1%, ndërsa ata që do të abstenojnë i bie 22%, të pavendosur ose pa përgjigje janë rreth 20%”.

Duke folur për zgjedhjet, Fetahi  tha se  është shqetësues niveli i mundshëm i abstenimit i shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Në pyetjen  që u kanë bërë të anketuarve se  nëse javën e ardhshme do të mbahen zgjedhjet a do të kishin dalë të votojnë vetëm 45% sipas tij janë të sigurt se do të dalin të votojnë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like