VIDEO/ Fenerbahçe-Gallatasaraj/ Derbi i Stambollit mbyllet pa fitues, por dy ish-sulmuesit e Interit konfliktohen mes tyre në fushë

by admin
Spread the love

Në stadiumin “Sukru Saracoglu” të Stambollit, u zhvillua derbi klasik i futbollit turk mes Fenerbahçes dhe Gallatasarajt. Takimi u mbyll pa fitues dhe pa tundje rrjetash. Ishte një duel mes dy skuadrave kryesuese të Superligës turke, që vinin në derbi me pikë të njëjta, 43 pikë, por edhe pas ndeshjes mbeten së bashku në krye me një pikë më shumë.

Takimi nuk pati fitues, por rivaliteti dhe tensioni nuk mungoi në fushë. Pas rreth 20 minutash në fushë ndodhi një konflikt mes dy golashënuesve më të mirë të kampionatit turk. Bëhet fjalë për dy ish-sulmues të Interit.

Edin Xheko i Fenerbahçes dhe Mauro Ikardi i Gallatasarajt u përplasën ashpër, madje sulmuesi boshnjak e sulmoi fizikisht argjentinasin. Por ndërhyrjet e dy kampeve dhe gjyqtarit bënë që përplasja të mos zgjerohej më shumë.

;

PANORAMASPORT.AL

You may also like