VIDEO/ Eurogol në sekondat e fundit, Porto mposht Arsenalin dhe “flirton” me kualifikimin

by admin
Spread the love

Porto ka triumfuar 1-0 përballë Arsenalit në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Një duel dramatik, që u vendos nga eurogoli i Galanos në sekondat e fundit të shtesës.  

 

Kur të gjithë menduan se kjo përballje do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ishte mesfushori 26-vjeçar brazilian, që me një gjuajtje të kalibruar nga distanca, shtangu portierin kundërshtar duke e dërguar topin në cepin e portës. 

Ky realizim spektakolar, çoi peshë zemrat e mijra tifozëve të pranishëm në “Estadio de Dragao”. 

Gjithsesi për sa i përket kualifikimit do të jetë ndeshja e dytë që do të përcaktojë se kush kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ky rezultat është një epërsi e lehtë për skuadrën portugeze. 

FT PORTO-ARSENAL 1-0

Galeno 90+4′

GOLI I GALENOS (VIDEO) 

RASTI I GALENO (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

PORTO ARSENAL

PANORAMASPORT.AL

You may also like