(VIDEO) Është zhdukur një 14 vjeçare nga Hasanbegu, policia vazhdon kërkimet, i ati ka frikë mos është kindapuar

by admin
Spread the love

Katërmbëdhjetë vjeçarja, Rinesa Mamuti, e cila jeton në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në mëngjesit e së ejtës është nisur për në shkollë dhe nga ai moment i ka humbur të gjitha kontaktet me familjarët dhe ata nuk kanë asnjë gjurmë dhe asnjë informatë se ku ndodhet. Në bisedë telefonike për Televizionin Shenja këtë rastë e konfirmoi edhe babai i Rinesës, Sefedin Mamuti. Ai tha  se rasti është paraqitur edhe në polici, por deri në këto momente nuk kanë asnjë informatë se ku mundet të ndodhet vajza e tij e mitur. Mamuti ju bënë apel të gjithë instutucioneve,policisë dhe qytetarëve, që të angazhohen sa më shumë dhe sa ma shpejtë, për të gjetur vajzën e tij. Ai thotë se Rinesa është e vogël dhe nuk dyshon të ketë ndonjë lidhje dashurie dhe të ketë shkuar me vet dëshirë, por ai druan se mos vajzës i ka ndodhur ndonjë e keqe, duke pasur parasysh rastet e fundit që kanë ndodhur.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë për Rinessën, mund të lajmërohet mënjëher tek babi i saj, në numrin e telefonin: 070 891 246.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like