VIDEO EPIKE/ “Siti e Liverpul më të mirë se Çelsi”, Hazard tallet me rivalin e përjetshëm të “Bluve”: Totenhemi jo

by admin
Spread the love

Eden Hazard ishte i ftuar në “Obi One Podcast” nga ish-shoku i tij i skuadrës, Xhon Obi Mikel, ku folën për shumë tema të ndryshme.

Ish-kapiteni i Belgjikës foli dhe për gjendjen aktuale të Çelsit, i cili u shpreh se për momentin ndodhet në një periudhë të keqe, me Sitin e Liverpulin që për momentin janë më mirë se “Blutë”.

Por këtë gjë ai nuk e mendoi për Totenhemin, me të cilin nuk i kurse batutat tallëse.

“Premier Liga është shumë e vështirë. Unë mendoj se Mançester Siti është më i mirë se Çelsi, Liverpuli është më i mirë se Çelsi… Totenhem? Jo, jo, Totenhemi jo. Ata luajnë futboll të bukur, por ju e dini Totenhemin… Si një legjendë e Çelsit nuk mund ta them atë”, ishin fjalët e Hazard.

@obionepodcast HONEST HAZARD 🤯💯 You can take Hazard out of Chelsea but You can’t take @Chelsea FC out of Hazrd. Tottenham No!!! 🤣🤣🤣 #Obipnepodcast #fotballtiktok #trend #footballtogether #viral #fyp #football #podcast #edenhazard #Soccer ♬ original sound – Obionepodcast Fun Page

PANORAMASPORT.AL

You may also like