(VIDEO) Enti i Statistikave: Kostoja e jetesës është rritur për 6.6 %

by admin
Spread the love

Kostoja e jetesës në shtator të këtij viti, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, shënoi rritje prej 6.6%, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë u rritën për 4.7%. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, kostoja e jetesës në shtator 2023, krahasuar me muajin paraprak, është ulur me 0.1%, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 1.0%.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Rritje të indekseve të kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me muajin paraardhës është vërejtur te vezët me 2.0%, djathi dhe gjiza 1.2%, mishi, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 1,0%, kafe, çaj, kakao me 0,9%, peshk dhe prodhime deti me 0,7%, bukë dhe drithëra me 0,6%”.

Nga enti shtetëror i statistikave njoftojnë se rritje është vërejtur edhe në restorante dhe kafene  me 0,9%, pajisje të mëdha elektrike shtëpiake me 0,5%, produkte të higjienës personale  me 0,3% gjithashtu edhe në mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve të transportit me 3,5%. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like