(VIDEO) Emisioni debativ në TV Shenja: Zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në vjeshtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Situata e krijuar në Kuvednin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund ta çojë vendin në zgjеdhje të parakohshme paralmentare. Kështu vlerson profesori universitar, Agim Poshka, i cili mbrëmë ishte i ftuar në emisionin debativ në TV SHENJA. Sipas tij, pushteti nuk mund ta ndalë opozitën me argumentin, që deputetët e opozitët t’i dorëzojnë rrogat pasi bllokojnë parlamentin, por por duhet të ketë katër ose pesë argumente më shumë.

Agim Poshka, profesor universitar

“Ka një lloj sinjali, dikush i ka dhënë një lloj garancë që kjo është mënyrë që disa rezultate mudn të arrihen për një kohë më të shkurtër. Dukshëm është që opozita nuk ka plane të rrijë, ta pres fundin e mandatit të kësaj qeverie dhe këto shenja për mua janë një lloj treguesi që vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja ose të paktën një marrëveshej për zgjedhje të reja”.

Edhe gazetari, Bekim Laçi beson se vendi nuk është larg zgjedhjeve të parakohshme paralamentare, madje sipas tij ata do të ndodhin në vjeshtë të këtij viti, pasi siç thotë VMRO-ja opozitare është e inkurajuar nga zgjedhjet e fundit komunale.

Bekim Laçi, gazetar

“Gjithmonë këto krizat parlamentare kanë rezultuar me zgjedhje të parakohshme. Tash VMRO është e vetëdijshme se kërkesat nuk mundet me i realizu me abstenim nga Kuvendi, sepse herën e fundit kur LSDM e abstenoi gjithë komunitetin kombëtar ishte i zëshëm se duhet të kthehen në foltoren e Kuvendit. Dhe unë besoj në një marrëveshje të fshehtë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme ne vjeshtë”.

Laçi më tej shtoi se proceset të cilat kanë ngecuar si ato me Bullgarinë, si dhe krizat në të cilën gjendet vendit imponon që të ketë zgjedhje të parakohshme paralmentare. Ndërsa u shpreh se vendit doemos i duhet të gjejë forca të reja politike.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like