(VIDEO) Elektranat e Maqedonisë së Veriut: Qytetarë, duhet të rregullohen defektet në ngrohje

by admin
Spread the love

Elektranat e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një komunikate me shkrim njoftojnë se për të mundësuar një shpërndarje të rregullt dhe cilësore të energjisë termike në fillim të sezonit të ngrohjes, i bëjnë thirrje konsumatorëve që të heqin pengesat dhe defektet e mundshme në instalimin e brendshëm, ndërsa komunitetet e qiramarrësve ose menaxherët e ndërtesave të lejojnë që zyrtarët të kenë  qasje të papenguar në stacionin e ngrohjes si dhe sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm të stacionit të ngrohjes me energji elektrike.

ELEKTRANAT E MAQEDONISË SË VERIUT

“Iu bëjmë thirrje konsumatorëve, para se të raportojnë ndonjë defekt ose ankesë në qendrën për kujdesin e konsumatorëve, të kontrollojnë nëse objekti i tyre është në pasqyrën e objekteve aktualisht të mbyllura, që nuk ka kushte për dërgimin e energjisë termike në lidhjen Objektet e mbyllura – Furnizimi i EMV-së”

Nga EMV thonë se bashkëpunimi i konsumatorëve dhe komuniteteve të pronarëve është në interes të të gjitha palëve për të siguruar furnizim në kohë dhe cilësor të energjisë termike. ”Aktualisht në 235 ndërtesa banimi kolektive nuk janë të siguruara ende kushtet e nevojshme, kryesisht kanë defekte në instalimin e brendshëm, pra pengohet aksesi i ekipeve të kompanisë në stacionet termike” thonë nga EMV.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like