Video/ Eklipsi diellor: Hëna mbuloi plotësisht Diellin, ngjarja e rrallë qiellore mahnit australianët

by admin
Spread the love

Një eklips i rrallë diellor ka emocionuar mijëra njerëz që u dyndën në një qytet të largët australian për të parë procesin në pikën më të mirë që mund të shikohej.

Qielli mbi Exmouth në Australinë Perëndimore u errësua për rreth 60 sekonda të enjten, kur Hëna “mbuloi” Diellin.

Eklipsi total i diellit ishte pjesë e një eklipsi të rrallë hibrid, i cili ndodh vetëm disa herë në shekull. Eklipset e pjesshme ishin gjithashtu të dukshme në pjesë të tjera të Azi-Paqësorit.

Ky eklips filloi në Oqeanin Indian në lindjen e diellit dhe përfundon në perëndimin e diellit në Paqësor, me vëzhgues në pika të ndryshme në rrugën e eklipsit, në gjendje të shohin fazat e tij të ndryshme – ose hibride.

Disa panë një eklips të plotë diellor. Të tjerë panë atë që njihet si një eklips diellor unazor – ku Hëna është shumë e vogël për të bllokuar plotësisht të gjithë Diellin – ose eklipse të pjesshme.

Njerëzit që jetonin në Australinë Perëndimore, Timor-Leste dhe Papua Perëndimore kishin pamjet më të mira,  në orën 11:27 me kohën lokale. Në Gadishullin Exmouth, me popullsi prej 3 mijë banorësh, ky numër është shtuar shtatë herë, me vëzhguesit e yjeve, duke e bërë atë shtëpinë e tyre të përkohshme.

Turistët dhe shkencëtarët që udhëtuan për në Exmouth brohorisnin ndërsa qielli u errësua dhe yjet dolën.

Ata e përshkruan procesin e eklipsit si surreal dhe ndiheshin si në ëndërr.

“Është vetëm një minutë e gjatë, por me të vërtetë ndihej si një kohë e gjatë,” tha njëri prej tyre, ndërsa dikush tjetër tha se ishte qarë nga emocionet.

Eklipsi i fundit diellor hibrid ishte në nëntor 2013, dhe NASA pret tjetrin në 2031.


Top Channel

You may also like