(VIDEO) Edhe në Bosnjë mund të shkohet me letërnjoftime me emrin e vjetër

by admin
Spread the love

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mitko Bojmacalijev, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës Nenad Neshiq, lidhur me miratimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me letërnjoftim.

Ai informoi se me ministrin Neshiq, kanë biseduar për të lejuar qytetarët RMV-së të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime me emrin e vjetër, duke respektuar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës për kushtet për udhëtimin e shtetasve të të dy vendeve, të nënshkruara në vitin 2018.

Mitko Bojmacalijev, zëvendësministër shtesë i Punëve të Brendshme

“Kemi diskutuar me ministrin Neshiq për të lejuar qytetarët maqedonas të udhëtojnë me letërnjoftime në Bosnje dhe Hercegovinë, duke respektuar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës për kushtet e udhëtimit të qytetarëve e të dy vendeve nënshkruar në 2018″.

Në të, ai gjithashtu kujton se qytetarët e vendit mund të udhëtojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi me letërnjoftime me emrin e vjetër kushtetues.

Ai thekson se letërnjoftimet nuk kanë qenë pjesë e problemit me ndërrimin e dokumenteve të identitetit, konkretisht të pasaportave dhe patentë shoferëve. Thekson se arsyeja për këtë ishte një kombinim i disa rrethanave.   /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like