(VIDEO) E Majta i kërkon BE-së të dënojë Bullgarinë për “gjuhën fashiste anti-maqedonase”

by admin
Spread the love




Partia opozitare maqedonase “E Majta” i ka dërguar një letër të hapur institucioneve të Bashkimit Evropian, ku  kërkon dënimin e, siç thonë ata, klubeve fashsite. Sipas tyre institucionet më të larta të Bashkimit Europian duhet të dënojnë publikisht veprimet e Bullgarisë për promovimin dhe mbështetjen e shoqatave që lavdërojnë bashkëpuntorët nazistë me ideologji fashiste dhe antimaqedonase në një vend të tretë duke keqpërdorur të drejtën e vetos si një vend anëtar i BE-së.

 “E Majta”

“Në mungesë të plotë të paraqitjes së pasqyrës së vërtetë të asaj që bën një shtet anëtar i BE-së në një vend të tretë, në kushtet kur politika shtetërore e Republikës së Maqedonisë merr një trajtë subjekti që e vë popullin dhe shtetin në pozitë të nënshtruar ndaj ideve që ne mendonim se ishin mundur në vitin 1945, partia politike ‘E Majta’ vendosi, në emër të popullit maqedonas, zëri i të cilit nuk është përfaqësuar kurrë nga qeveria aktuale, të dërgojë një letër të hapur në të cilën përfaqëson pozicionin në të cilin populli maqedonas dhe shteti e gjejnë veten”.

“E Majta” thotë se në bazë të rezolutave të miratuara nga Parlamenti Evropin në vitin 2018, për rritjen e dhunës neofashiste, dhe vëzhgimit aktiv të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga ana e BE-s, ata duhen ta ngrenë zërin në rrethana të tilla.

 “E Majta”

“Duke pasur parasysh rezolutat e OKB-së si autoriteti më i lartë në politikën botërore që dënojnë çdo formë dhe paraqitje të fashizmit dhe nazizmit, si dhe Rezolutën për rritjen e dhunës neofashiste në Evropë të miratuar nga Parlamenti Evropian në 2018 këkojmë që ky akt i tillë të dënohet”

Tendenca e hapjes së klubeve me emra aktorësh fashistë për të rehabilituar dhe glorifikuar fashizmin, dhe nazizmin në format e tyre moderne duhet të ndalet, thuhet në letrën e hapur të partisë opozitre maqedonase.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like