(VIDEO) Dy partitë maqedonase përplasen verbalist për krizën energjetike

by admin
Spread the love




Në prag të dimrit të ashpër të parashikuar, në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike pas Luftës së Dytë Botërore, institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja ndërmarrin politika me kohë dhe efikase kundër ndikimit të krizës globale. Kështu deklarojnë nga partia në pushtet LSDM, të cilët deklarojnë se masat ruajnë stabilitetin e ekonomisë vendore, sektorin energjetik, prodhimin e energjisë elektrike dhe subvencionojnë fuqishëm çmimin e energjisë elektrike për qytetarët. Nga LSDM, theksojnë se prioritet i shtetit është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe buxheteve familjare. Për këtë arsye familjet paguajnë rreth 20 për qind të faturave të energjisë elektrike dhe mbi 80 për qind të çmimit subvencionohet nga shteti.

LSDM

“Prodhimi vendas i energjisë elektrike do të sigurojë të gjithë energjinë e nevojshme dhe do të rritet në maksimum. Nga fillimi i shtatorit nisin detyrat për kursimin e energjisë elektrike nëpër institucione, me të cilat secili institucion do të ulë konsumin e energjisë elektrike për të paktën 15 për qindë”.

Ndërkaq, zëdhënësja e VMRO-DPMN-së, Marija Miteva, i ka reaguar LSDM-së, e cila deklaruar se kryeministri Kovaçevski u mundësoi tregtarëve të fitojnë mbi 610 mijë euro për 12 ditë përmes shitjes së rrymës së lirë.

MARIJA MITEVA-ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE

“Gjatë krizës energjetike, Kovaçevski po grabit qytetarët dhe ua shet energjinë elektrike të lirë të prodhuar në Maqedoni tregtarëve të cilët më pas e rishesin për fitime të mëdha. Në dy raste SH.A ELEM për periudhën nga 13 deri më 19 gusht dhe nga 20 deri më 26 gusht ka shitur 3500 MWh energji elektrike me një çmim prej rreth 300 euro dhe në të njëjtën kohë çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur mbi 600 euro për MWh”.

Miteva më tej  bëri të ditur se në periudhën 13 gusht deri më 19 gusht janë shitur 1750 MWh me çmim prej 277 euro për MWh. Në të njëjtën kohë, çmimi në bursë arrin në 467 euro për MWh.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like