Theo Hernandez në ‘radarin’ e PSG

by admin
Spread the love

E ardhmja e The Hernandez me shumë mundësi do të jetë larg Milan-it.

Mediet spanjolle e bëjnë fakt largimin e mbrojtësit nga “kuqezinjtë” e Serie A, ndërsa raportohet se francezi ka një marrëveshje me Bayern Munich për transferimin në Bundesliga.

Pavarësisht se kontrata e Theo-s me Milan-in zgjat deri në vitin 2026, francezi e ka ndarë mendjen për t’u larguar.

Bavarezët, të cilët me shumë mundësi do të humbasin Alphonso Davies që pritet të largohet në drejtim të Real Madrid-it, e kanë pasur vëmendjen për një kohë të gjatë te lojtari i “Djallit”.

Në një situatë të tillë Milan pritet të bjerë dakord me vullnetin e Theo-s dhe mund ta “sakrifikojë” atë në mënyrë që të mbledhë sa më shumë para për të vazhduar ristrukturimin e skuadrës në verë, e cila filloi në 2023-shin me shumë afrime në mesfushë dhe sulm.

Megjithatë vlen të theksohet se përveç Bayern Munich edhe Manchester United, Chelsea dhe Al Hilal janë gjithashtu klube që kanë shfaqur interes të lartë për Theo Hernandez.

You may also like