VIDEO/ Dy gola dhe dy kartonë të kuq, Roma mposht kampionët e Napolit dhe i parakalon në renditje

by admin
Spread the love

Roma mposhti Napolin me rezultatin 2-0 në supersfidën e mbrëmjes, e cila rezultoi tepër e luftuar. Miqtë e Maxarrit e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonë të kuq të Politanos dhe Osimhen, ndërkohë që golat për skuadrën e Zhoze Murinjos i shënuan Pelegrini në minutën e 76-të dhe Lukaku në frymën e fundit të sfidës.  

 

Falë këtij 3 pikëshi, Roma parakaloi në renditje kampionët e Napolit. Kryeqytetasit u ngjitën në vendin e 6-të me 28 pikë, 1 më shumë se Napoli. 

renditjaaa

Duelin e radhës Roma e luan në transfertë ndaj Juventusit më 30 dhjetor, ndërkohë që Napoli pret Monzen më 29 dhjetor.   

FT: ROMA-NAPOLI 2-0 

Pelegrini 76′, Lukaku 90+6

KOMENTI: 

90+6′ GOOOOL ROMA 2-0/ Kryeqytetasit shënojnë edhe golin e dytë me Lukakun, pas një kundërsulmi, belgu lëvizi bukur brenda zonës, duke goditur saktë. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ Napoli mbetet me 9 lojtarë, gjyqtari përjashton me 2 kartonë të verdhë edhe yllin Osimhen. Sulmuesi nuk pajtohet me vendimin dhe shpërthen pas ndëshikimit. (VIDEO)

76′ GOOOL ROMA 1-0/ Atmosferë elektrizuese, shpërthen festa në “Olimpico”, Pelegrini kalon në avantazh kryeqytetasit, me një kthesë mjaft të bukur brenda zonës. (VIDEO)

65′ Napoli mbetet me 10 lojtarë, Politano ngatërron sport dhe godet me stil “karate” futbollistin e Romës, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq (VIDEO) 

Mbyllet pjesa e parë! 

22′ E pafalshme ajo që shpërdoron futbollisti i Romës, Bove. Shumë pranë vijës fatale, ai bën më të vështirën e mundshme duke e përplasur topin në trupin e portierit Meret. Nuk iu besojnë syve vendasit (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

formacionet

PANORAMASPORT.AL

You may also like