(VIDEO) Doganat gjatë 2022-shit sekuestruan mbi 8 tonë drogë me vlerë mbi 50 milionë euro

by admin
Spread the love




Doganat e Maqedonisë së Veriut  gjatë vitit 2022, kanë  parandaluar  tregtimin e paligjshëm të mbi 8 tonëve drogë dhe substancave psikotrope, me vlerë 50.3 milionë euro në tregun ilegal.

Nga  Drejtoria  e doganave informojnë se vitin që lamë pas,  kanë shënuar dyfishim të numrit të rasteve të parandalimit të tregtisë ilegale në të gjitha kategoritë krahasuar me vitin 2021.

DREJTORIA E DOGANAVE

“Krahasuar me vitin 2021, kur kishte 58 raste të konfiskimeve, vitin e kaluar janë regjistruar gjithsej 114 raste të konfiskimeve të  drogave dhe substancave psikotrope me vlerë mbi 50 milionë euro. Po ashtu janë  sekuestruar deviza , ar dhe akcizë,  mallra me vlerë mbi 2 milionë euro. Një sekuestrim rekord i arit dhe devizave në vlerë prej një milion eurosh ka ndodhur së fundmi, në gjysmën e dytë të dhjetorit”.

Ndërkaq, dy ditë më parë Drejtoria e Doganave ka konfiskuar edhe 60 kilogramë marihuanë në pikën kufitare “Deve Bair” në kufi me Bullgarinë. Droga  kishte për qëllim tregun europian dhe kap vlerën e 240 deri në 300 mijë eurove.

Ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve nga Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve, gjatë kontrollit doganor të një veturë me targa rumune të drejtuar nga shtetas rumunë, zbuluan 64 pako me lëndë narkotike marihunaë në bunkerë të prodhuar posaçërisht në automjet, me peshë totale 60 kilogramë. Droga dhe automjeti janë konfiskuar, ndërsa personat janë ndaluar dhe i janë dorëzuar Departamentit të Hetimeve për veprime të mëtejshme. Nda Drejtoria e Doganave sqaruan se ndaj dy personave është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.

Nga Drejtoria doganore  sqarojnë se edhe këtë vit do të vazhdojnë  me fokus të fortë në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, parandalimin e tregtisë ilegale dhe mbrojtjen e shoqërisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like