(VIDEO) Dogana konfiskoi një minibus me “bunker” për fshehjen e mallit

by admin
Spread the love

Drejtoria e Doganave njoftoi se është konfiskuar një mini-bus me targa të Shqipërisë në hyrje të pikës kufitare Tabanoc, pasi në të inspektorët doganorë kanë zbuluar një bunker për fshehjen e mallrave. Nga kjo drejtori gjithashtu sqarojnë se bunkeri ka qenë i posaçëm në sistemin e ventilimit të një minibusi me targa të Shqipërisë, i ndërtuar  me qëllim fshehjen e mallit. I njëjti është  zbuluar pas kontrollit të minu-busit, me të cilin është kryer transporti i jashtëzakonshëm i pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel.

DREJTORIA E DOGANAVE

“Rasti është zbuluar në hyrje të pikës kufitare Tabanocë nga inspektorët doganorë të ekipit mobil të Departamentit për Kontroll dhe Hetime, të cilët kanë kryer kontrollin e minibusit”.

Pas kallëzimit në gjykatën kompetente,  ata kanë marrë aktvendim për konfiskimin e automjetit, ndërsa drejtuesit të automjetit  i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafi 2 të Ligjit për Dogana.

Ndryshe, ky është rasti i dytë brenda një jave të konfiskimit të automjetit të konstruktuar, të përshtatur posaçërisht me qëllim të fshehjes së mallit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING




You may also like