(VIDEO) Do t’u dërgohet SMS prindërve që nuk kanë vaksinuar fëmijët

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në një konferencë për media të organizuar,  në prag të Javës Evropiane të Imunizimit, ka theksuar rëndësinë e imunizimit të rregullt, si masa më e mirë parandaluese për mbrojtjen nga sëmundjet.

Ministri Sali deklaroi se  deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë arritur që të vaksinohen 70,4 për qind, me dozen e parë, ndërsa 80.4, me dozen e dytë, që sipas tij është  larg nga 95% e kërkuar e personave të vaksinuar për të arritur imunitetin dhe mbrojtjen kolektive në komunitet.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ne shpresojmë, se do të arrijmë t’i bindim sa më shumë prindër dhe do t’i inkurajojmë ata që të vaksinojnë fëmijët e tyre në kohën e duhur,  të gjitha vaksinat që janë pjesë e Kalendarit Kombëtar të Imunizimit janë të disponueshme për çdo fëmijë dhe janë vendimtare për mbrojtjen e shëndetit të tyre”.

Ai shpjegoi se tendenca e tyre është të arrijnë mbulimin e rekomanduar prej 95 përqind dhe në bashkëpunim me Fondin Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore dhe qendrat shëndetësore fillojnë me aktivitete për intensifikimin e punës në terren për thirrjen e fëmijëve të humbur për vaksinim.

BEKIM SALI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Fushata parashikon dërgimin e një mesazhi SMS të unifikuar për prindërit që kanë humbur vaksinimin e fëmijëve të tyre, si dhe fuqizimin e rrjetit rajonal të koordinatorëve nga qendrat e imunizimit për të forcuar aktivitetet në terren dhe monitorimin dhe zbulimin aktiv të fëmijëve të humbur dhe vaksinimin e tyre në kohë”

Ndërsa, nga përfaqësueesit e UNICEF-it, deklaruan se vetëm në 60 sekondat e fundit, vaksinat e rregullta për fëmijët kanë shpëtuar pesë jetë, që do të thotë se pesë fëmijë të tjerë në botë mbrohen nga sëmundjet vdekjeprurëse, mund të rriten të lumtur dhe të bëjnë jetë të shëndetshme. Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like