(VIDEO) Do të kompensohet 10% e dëmit të vërshimeve 2016-2018

by admin
Spread the love




Pesë milionë euro do të paguhen për të gjitha dëmet nga viti 2016 deri në vitin 2018, përfshirë përmbytjet në Haraçinë, si dhe për fermerët nga Prespa, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski.

Sipas Nikollovskit, në seancën e kaluar të Qeverisë pra të martën, është miratuar raporti përmbledhës që përfshin 29 komuna dhe është përcaktuar 10 % për kompensim.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski

“Shuma e dëmit që do të paguhet është 300 milionë denarë. Në seancën e radhës, Ministria e Financave është e obliguar në përgatitjen e vendimeve për pagesën dhe transferimin e parave tek komunat, si dhe kërkuesve të cilët kanë pësuar dëme. Në këtë raport përmbledhës është përfshirë edhe Komuna e Resnjës. Besoj se fondet do të paguhen sa më shpejt. Gjithçka që duhej, qeveria bëri”.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski,  përkujtoi se për kompensimin ka qenë e nevojshme  të ndryshohen dy ligje për bujqësi dhe për mbrojtje e shpëtim, pas së cilës është miratuar metodologjia e re dhe është formuar komisioni i ri shtetëror.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like