(VIDEO) Do të ketë vauçerë turistik për punëtorët me të ardhura të ulëta

by admin
Spread the love

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi,  ka deklaruar se Ministria e Ekonomisë tashmë i ka propozuar Kuvendit ndryshime në Ligjin për tregti me të cilat lejohet puna e të dielave dhe festave, për  të gjithë shitësve me pakicë dhe shumicë në vendet turistike, të përcaktuara me Ligjin për turizëm. Ministri Bekteshi pret që këto ndryshime ligjore të votohen për dy javë dhe të hyjnë në fuqi në fillimin i sezonit turistik.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Ndryshimet e Ligjit për tregti në pjesën e “ditës së dielës jopune” janë në procedurë parlamentare, duke u dhënë mundësi të gjithë tregtarëve në vendet turistike të mund të punojnë të dielave dhe festave gjatë gjithë vitit. “Këto ndryshime do të nxisin edhe më tej aktivitetin ekonomik në vend, veçanërisht në vendet turistike”

I pari i Ekonomisë sqaroi se ata që do të punojnë ditëve të diela, do   të paguhet për 100 për qind më shumë, ndërsa pjesa tjetër në aktivitetet e përcaktuara në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës do të marrin mëditje më të larta për 50%.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Ne presim që këto ndryshime ligjore në Ohër dhe Strugë të kontribuojnë për një sezon edhe më të suksesshëm. Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria do të vazhdojnë të krijojnë masa për nxitjen e turizmit vendas në mënyrë që të rritet numri i turistëve vendas dhe të huaj në vendin”

Gjithashtu, Bekteshi theksoi se  me rishikimin e buxhetit janë paraparë 15 milionë denarë për të vazhduar me masën për vauçerë turistik për punëtorët me të ardhura të ulëta, sipas mjeteve të planifikuara, projeksionet janë që do të sigurohen vauçerë për 1.500 deri në 2.000 familje.

Ministri Bekteshi sot ishte në  vizitë në Çarshinë e Ohrit dhe Strugë, ku u takua me biznismenë të ndryshëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like