(VIDEO) Dita e tretë e bllokimit të Kuvendit, debat për politikat ekonomike

by admin
Spread the love

Vazhdon në ditën e tretë bllokimi aktiv i Kuvendit nga ana e opozitës. Ata sot në seancën parlamentare kritikuan politikat ekonomike të pushtetit, të cilët sollën rritjen e inflacionit dhe varfërimin e qytetarëve në përgjithësi. Por deputetët e LSDM-së thonë se përkundër krizës energjetike dhe krizës ekonomike, vendi ka çmime më të ulta në krahasim me rajonin dhe opozita nuk duhet ta mohojë këtë gjë. Sipas tyre, qeveria ka intervenuar shpejtë me pakon e ndihmave prej 400 milionë eurove, me çka ka ndihmuar jo pak qytetarët.

DIME VELLKOVSKI, LSDM
“Folët për inflacionin në fillim sikur vetëm në Maqedoni të ketë inflacion dhe krizë energjetike. Unë do të ju besoja se kjo është kështu, por për fat të keq nuk është kështu. Unë personalisht them se kemi krizë energjetike, kemi shtrenjtim. Dhe tani çfarë bën shumica parlamentare dhe qeveria lidhur me këtë. A e sollëm pakon prej 400 milion euro, duhet të jenë 800, por mos thoni se nuk kemi bërë asgjë.. . Të jemi të sinqertë, benzina është më e lira në rajon, por po është shtrenjtuar në raport me një apo dy vite më parë”.

Por opozita thotë se përkundër faktit që kriza ka prekur të gjitha vendet, Maqedonia e Veriut është më e dobëta në rajon, pikërisht për shkak të politikave të gabuara ekonomike të pushtetit.

LJUPÇO PRENXHOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË
“Jemi më të dobëtit në rajon edhe në dhënien e ndihmës, edhe në rritje ekonomike edhe në deficit jemi më të mirët, jemi kampionë. Paska pasur investime 500 milionëshe, ndoshta do të ju kujtohet ndonjë kompani, pasi me 500 milionë duhej minimum 20 fabrika të hapeshin. Siç paska pasur vaj të lirë, naftën më të lire. Atëherë ejani të shkojmë në zgjedhje, pasi keni rezultate të tilla, përse të mos shkojmë në zgjedhje”.

Debati për bllokimin e Kuvendit vazhdoi edhe jashtë seancës plenare. LSDM akuzon VMRO DPMNE-në se me politikat e saj destruktive po dëmton shtetin dhe qytetarët, ndërsa opozita përgjigjet se vendit i duhen zgjedhje një ditë e më parë, prandaj janë të detyruar të veprojnë dhe të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në të gjitha format demokratike. /SHENJA/

You may also like