(VIDEO) Diplomacia ruse akuzoi perëndimin se ka tentuar të ndalojë pjesëmarrjen e Llavrovit në samitin e OSBE-së

by admin
Spread the love

Rusia pretendon se shtete perëndimore se kanë tentuar ta ndalojnë pjesëmarrjen e zyrtarëve rusë në takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Shkup. Ajo akuzoi disa shtete, pa ua përmendur emrat, se siç tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova, po kërcënojnë “vetë ekzistencën e organizatës, vetëm që të kënaqin ambiciet e tyre”.

“Ne shohim përpjekje nga një pjesë e Perëndimit për të bërë gjithçka të mundur që të pengohet pjesëmarrja normale e shtetit tonë në këtë takim”, tha Maria Zakharova.

Kur Polonia ka organizuar takimin e OSBE-së vitin e kaluar, ky shtet nuk lejoi pjesëmarrjen Lavrovit, gjë që nxiti një reagim të ashpër nga Moska.

Përndryshe, hapësira ajrore e Evropës është e mbyllur për avionët rusë për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por Bullgaria dhe nikoqirja e takimit, Maqedonia e Veriut, kanë bërë përjashtim vetëm për fluturimin e këtij delegacioni rus.

Vendimi i Shkupit dhe Sofjes nxiti reagim të ashpër ndaj Ukraina, Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat anuluan menjëherë pjesëmarrjen e tyre.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që është nën sanksione evropiane, ka kërkuar leje që avioni i tij të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, me qëllim që të marrë pjesë në takimin dyditor në Shkup, që nis të enjten. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria lejuan që avioni i delegacionit rus të kalojë në hapësirën e tyre ajrore, me qëllim që ai të marrë pjesë në takimin e OSBE-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like