(VIDEO) Digjet deponia e egër, Pollogun e mbulon tymi

by admin
Spread the love

Pas djegies së deponisë ilegale afër fshatit Negotin, Pollogu është përfshirë nga tymi  i madh. Ndërsa kjo ka bërë që të reagojë  Organizata Joqeveritare, “Eco Guerilla”, të cilët, në rrjetin social “Facebook”, kanë shpërndarë një fotografi ku shifet qartë tymi në ajër.

ECO GUERILLA

“TERROR! I gjithë Pollogu në tym, digjen deponitë ilegale afër fshatit Negotinë. Asnjë institucion nuk reagon, popullata po helmohet nga tymi kancerigjen! Policia, Komuna, Ministria e Ambientit!?”.

Zjarrfikësit e Tetovës apelojnë që qytetarët të mos dalin jashtë, shkaku i ndotjes së madhe të ajrit nga një zjarr në Komunën e Bërvenicës.

Ndërkaq,  edhe nga Komuna e Tetovës ka reaguar sot për ndotjen e ajrit që ka përfshirë rajonin e Pollogut, nga ku bëjnë thirrje qytetarëve që t’u shmangen daljeve në hapësirat publike.

KOMUNA E TETOVËS

“Nga mëngjesi ndjehet se ambienti ne Tetovë është i ndotur. Bëhet fjalë për djegien e deponisë në Komunën e Bërvenicës në afërsi të fshatit Vollkovijë. Për shkak të ndotjes shmangni daljet ne hapësira publike dhe qëndroni brenda”.

Nga Komuna e Tetovës gjithashtu u bëjnë apel qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Të mos hedhin mbeturina ne vende jo adekuate dhe të mos i ndezin. Sipas tyre, shëndeti dhe ambienti i pastër është i rëndësishëm për të gjithë.

Përndryshe, me rritjen e temperaturave shtohen edhe mundësitë që të shpërthejnë zjarre , ndaj nga Qendra për Menaxhim e Krizave  u bëjnë thirrje qytetarëve që të lajmërohen mënjëherë në numrin 112, nëse eventualisht hasin në ndonjë zjarr aktiv.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like