(VIDEO) Digjen rreth 40 hektarë pyje, helikopteri vazhdon të shuajë flakët

by admin
Spread the love

Disa pyje të fshatrave  të Berovës janë përfshirë nga zjarri, pas vendi është kapluar nga temperaturat e larta ekstreme dhe ka hyrë në fazën portokalli. Komuna e Berovës sot përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot mbi fshatin Mitrashinci.

KOMUNA E BEROVËS

“U bëjmë apel banorëve, sidomos nga fshatrat Mitrashinci, Budinarci, Maçevë, që të dërgojnë sa më shumë vullnetarë për të shuar zjarrin sa më shpejt që të mos rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar”.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjen ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Menaxhimitë të Krizave,  Stojançe Angellov, i cili deklaroi se më shumë se 50 hektarë pyje të degraduar të ahut dhe dushkut janë përfshirë nga zjarri që përfshiu rajonin e Maleshevës, në kufirin mes fshatrave Mitrashinci dhe Budinarci.

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTOR PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Zjarri është shfaqur gjatë pasdites së djeshme, ndërsa ka shpërthyer në orët e vona të pasdites. Ai mbuloi një zonë të madhe dhe kërcënoi të shndërrohej në një zjarr jashtëzakonisht të rrezikshëm. Vlerësimi fillestar është se janë prekur më shumë se 50 hektarë pyll të degraduar të ahut dhe dushkut, një pjesë e pyllit që është prekur më parë është prerë dhe ka shumë degë të zjarit të shpërndara”.

Angelov informoi se sot herët në mëngjes, menjëherë pas orës 5, ka filluar të operojë një helikopter i policisë, i cili ka hedhur  ujë në mënyrë jashtëzakonisht të saktë aty ku ka pasur nevojë dhe në orët e hershme të mëngjesit kanë arritur të kalojnë  zjarrin e parë.

Ai më tej sqaron se problemi është se në disa vende zjarri ndizet dhe pastaj përhapet sërish, por sipas Angellovit, presin se do të vendosin kontroll të plotë  gjatë ditës edhe pse temperaturat e larta krijojnë probleme shtesë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

You may also like