(VIDEO) Dhuna në shkolla, ministri thotë se faj kanë të gjithë

by admin
Spread the love

Një video e cila ka qarkulluar disa ditë më parë në rrjetet sociale, ku shifen disa vajza të mitura, nxënëse të shkollës fillore Penko, duke u rrahur ndërmjet veti dhe duke përdorur fjalët apo fyerjet më banale, ka ngjallur reagime në opinion dhe njëkohësishtë qytetarët kërkojnë përgjegjësi. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka deklaruar se për këtë ngjarje nuk ka përgjegjësi vetëm Ministria që drejton ai, por të gjitha intitucionet duhet të përfshihen në parandalimin e kësaj dukurie. Shaqiri bëri apel që të gjitha institucionet të përkushtohen ndaj këtij problemi sipas kompetencave të tyre dhe ndaj prindërve të bashkëpunojnë që të ketë sa më pak raste të bullizmit.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Por u bëj thirrje edhe prindërve për bashkëpunim të mirë që të kemi sa më pak raste të tilla. Sepse të gjithë janë në kontakt me nxënësit, duke filluar nga shkollat, por edhe prindërit. Gjithmonë raportoni çfarë duhet të raportohet në shkollë, por edhe në institucionet tjera”.

Ai porositi Byronë e Arsimit dhe Shkencës që të vazhdojë trajnimin e mësimdhënësve për atë temë, komunat, siç tha, të jenë më të kujdesshme në menaxhimin e shkollave, ndërsa shërbimet profesionale në shkolla të punojnë më me kujdes dhe më përkushtim në këtë problematikë.

Ndërkaq, në rrjetin social Facebook, kanë reagur edhe nga Shkolla Fillore  “Petar Zdravkovski-Penko”-Shkup. Nga atje deklarojnë se  janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura në bazë ligjore nga ana e drejtoreshës dhe shërbimit profesional te shkollës.

SHKOLLA FILLORE “PETAR ZDRAVKOVSKI PENKO”

“Në lidhje me lajmin dhe videon që po qarkullon nëpër rrjete sociale, shkolla fillore komunale “Petar Zdravkovski-Penko”-Shkup, ju njofton se  janë ndërmarr  paraprakisht të gjitha masat e duhura në bazë ligjore nga ana e drejtoreshës dhe shërbimit profesional te shkollës. Edhe pse rasti ka ndodhur jashtë orarit të mësimit përsëri janë realizuar mbledhje me prindërit e nxënëseve që janë të përfshira në rastin dhe u morrën masat e nevojshme për në vazhdim”.

Për t’i parandaluar këto dukuri negative tek fëmijët dhe nxënësit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës,  vitin e kaluar ka hapur një adresë elektronike zyrtare për raportimin e dhunës nga bashkëmoshatarët: [email protected] dhe  [email protected] në gjuhën shqipe.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like