(VIDEO) DAP: Kompanitë e naftës me fatura fallso kërkonin të zhvatnin 2.5 milionë euro me rimburësimin e TVSH-së

by admin
Spread the love

Drejtoria e Ardhurave Publike publikoi detaje se si kompanitë e naftës me fatura fallso kërkonin të merrnin rimbursimin e TVSH-së dhe pagesat e Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Drejtoresha e DAP-it, Sanja  Llukarevska tha se në bazë të TVSH-së është parandaluar mashtrim në vlerë prej më shumë se 160 milionë denarë, ndërsa në bazë të të hyrave personale shuma arrin në gati 19 milionë denarë. Inspektorët tatimorë kërkuan dokumentet e tre tatimpaguesve të regjistruar për tregtimin e naftës dhe derivateve të naftës, me shumicë dhe pakicë, të cilët filluan të mashtronin me ligje.

SANJA LLUKAREVSKA, DREJTORESHË E DAP

“Bëhet fjalë për tre tatimpagues dhe pesë furnizues. Buxheti nuk ka dëme sepse zyrtarët tatimorë kanë penguar pagesën për rimbursim të TVSH-së prej 160.117.130 denarë dhe për tatimin në të ardhura personale prej 18.969.998 denarë”.

Për këto raste, Drejtoria e të Ardhurave ka dorëzuar raporte me shkrim dhe me dëshmi në Prokurori dhe MPB më 15 nëntor 2023 dhe në Drejtorinë e Policisë Financiare më 1 dhjetor 2023.

Në rastin e parë të kontrolluar, bëhet fjalë për parregullsi të konstatuara në bazë të TVSH-së prej 79.350.190 denarë, në rastin e dytë 26.090.205 denarë dhe në rastin e tretë 54.676 milionë denarë.

Të dielën VMRO-DPMNE akuzoi se një rrjet kompanish i kanë shkaktuar miliona dëme buxhetit të shtetit pasi kanë tërhequr para për një kohë të gjatë me fatura fallso në bazë të rimbursimit të TVSH-së. Në këtë rrjet kompanish, sipas partisë opozitare, shpesh ndërroheshin persona përgjegjës dhe pronarë dhe në të shumtën e rasteve ishin persona që vështirë se mund të gjendeshin pasi janë nga vendet fqinje.

VMRO-DPMNE gjithashtu akuzoi se një sistem i tillë nuk mund të funksionojë me apo pa Drejtorinë  e të Ardhurave Publike.

DAP  mohoi pretendimet e bëra nga VMRO-DPMNE opozitare  dhe i vlerësoi si të pavërteta pretendimet e tilla, duke theksuar se aktualisht institucionet kompetente janë duke e hetuar rastin.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like