(VIDEO) Çekia mirëpret nënshkrimin e protokollit mes Shkupit dhe Sofjes

by admin
Spread the love




Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka përshendetur nënshkrimin e protokollit bilateral ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, kjo i hap rrugën fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

OLIVER VARHELYI, EUROKOMISAR

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së për të mbledhur Konferencën e parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!  Së bashku më të fortë”.

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavský ka reaguar pas nënshkrimit të protokolleve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sot në Sofje, protokoll ky që i hap rrugë anëtarësimit të Shqipërisë dhe RMV në Bashkimin Europian.   Lipavský shprehet se si vendi që ka presidencën e BE do të bëjnë të pamundurën për të nisur sa më shpejt konferencat ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit për të dyja vendet. “E mirëpres nënshkrimin e protokollit Bullgari-Maqedonia e Veriut. Si Presidencë e BE-së, ne do të bëjmë çmos për të nisur sa më shpejt konferencat ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në Bruksel me Maqedoninë e Veriut si dhe me Shqipërinë”, tha ai. /SHENJA/

 

 


You may also like