(VIDEO) “Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër, jo me armë”

by admin
Spread the love

“Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër, jo me armë”, ky është slogani i fushatës së re për ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. Aktiviteti zbatohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim( UNDP).

Ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski, gjatë fjalimit të tij tha se qëllimi kryesor i fushatës është të paralajmërojnë për pasojat e përdorimit të paautorizuar të armëve të vogla dhe të lehta, veçanërisht gjatë festave, si dhe të zvogëlojë numrin e incidenteve që lidhen me të shtënat. Sipas Spasovskit  edhe një plumb qorë  do të përfundojë diku dhe rrezikohet jeta e dikujt.

OLIVER SPASOVSKI-MINISTËR I PUNËVE TË MRENDSHME

“Lufta kundër tregtisë së paligjshme të armëve është një prioritet strategjik i Ministrisë së Brendshme. Si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve të planifikuara në këtë fushë, rezultate veçanërisht domethënëse janë arritur vitin e kaluar, si me rritjen e numrit të krimeve të zbuluara, ashtu edhe me rritjen e sasisë së përgjithshme të armëve të sekuestruara, municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Ministri Spasovski infromonë se fushata e re do të zbatohet në të njëjtë  kohë  edhe në Kosovë në kuadër të projektit “Qasja e integruar institucionale ndërkufitare në luftën kundër tregtisë ilegale të armëve të vogla dhe të lehta.

OLIVER SPASOVSKI-MINISTËR I PUNËVE TË MRENDSHME

“Nëpërmjet aktiviteteve dhe eventeve të ndryshme, qytetarët do të inkurajohen të raportojnë për të shtëna të paautorizuara, por do të punohet edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, veçanërisht në rajonet kufitare, për të luftuar efektivisht tregtinë e paligjshme të armëve”.

Fushata “Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër, jo me armë”, financohet nga qeveritë e Gjermanisë RF, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Suedisë, Holandës dhe Norvegjisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like