(VIDEO) Caktohet numri i lëndës për djegien e spitalit modular të Tetovës

by admin
Spread the love




Gjykata Themelore në Tetovë ka caktuar numrin e lëndës për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që shpërtheu gati një vit më parë. Të akuzuarit për tragjedin në spitalin modular, janë ish drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, personi udhëheqës në spital dhe mjeku kujdestar, të cilët do të akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, ndërsa ende nuk është përcaktuar se cili gjyqtar do ta udhëheq çështjen.

Më konkretisht, drejtori i spitalit dhe personi udhëheqës  akuzohen se kanë kryer vepër penale kundër sigurisë publike, ndërsa mjeku kujdestar për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë. Për të dyja ndiqet penalisht Spitali i Tetovës, ndërsa ka akuza edhe për Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës.

Hetimet për spitalin modular janë udhëhequr nga prokuroria e Tetovës, ndërsa aktakuza është dorëzuar në gjykatën komeptente. Në hetim kanë marrë pjesë ekspertë dhe hetues të Polisicë Federale nga Gjermania, ku raporti i tyre prej shtatë faqesh është dorëzuar në prokurori në mes të janarit.

Prokuroria, në tetor të vitit të kaluar publikoi raportin e përgatitur nga Departamenit për Hetime dhe Ekpertiza Kriminalistike-Teknike në MPB. Me ekspertizën u konstauta se zjarri ka ardhur si pasojë e një qarku të shkurtër elketrik përmes një rezistence në një nga dhomat e spitalit.

Në tragjedinë e 8 shtatorit të vitit të kaluar, ku u dogj tërrësisht spitali modular ku kuroheshin persona të prekur nga koronavirusii, humbën jetën  plotë 14 persona, 12 prej të cilëve ishin pacientë ndërsa dy familjarë të pacientëve.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like