(VIDEO) Bytyqi: Disa biznesmenë të përgjegjshëm nuk i rritën çmimet

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se tashmë është krijuar një rend për çmimet e ushqimeve pas përfundimit të masës “çmimi i garantuar”, pasi që siç tha ai disa kompani kanë njoftuar se do të mbajnë çmimet e garantuara deri më 15 maj të këtij viti. Ai tha se zgjidhja sistematike është ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Reagimet e para të biznesmenëve javën e kaluar ishin vërtet pozitive, inkurajuese dhe ata thanë se për shkak të përgjegjësisë shoqërore, do të mbajnë të njëjtat çmime të ngrira deri më 15 maj. Këto janë disa kompani dhe është një inkurajim që pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në periudhën e kaluar kur nuk ka pasur ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe që biznesmenët të dinë të jenë të përgjegjshëm për shoqërinë dhe të mos u bëjnë presion qytetarëve.  Sigurisht që ligji është një zgjidhje sistematike, një zgjidhje që nuk e kemi pasur dhe nuk ka qenë askund në Evropë, është një zgjidhje e re sipas direktivave të BE-së”.

Bytyçi theksoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut po kryen vëzhgime dhe inspektime dhe atëherë kur konstaton mospërputhje që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore, vepron në pajtueshmëri me rrethanat dhe se tashmë janë shqiptuar dy gjoba për dy supermarkete.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Duam vërtet të theksojmë se në kohë të vështira qeveria  merr masa edhe kur ato janë në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, por mendoj se ka ardhur koha sepse të gjithë e morëm mësimin se duhet të luftojmë së bashku kundër të gjitha dukurive gjatë kohës së krizës dhe se jemi të virtytshëm të bëjmë biznes dhe të krijojmë politika dhe masa në atë mënyrë që i përshtatet një shteti evropian”.

Bytyçi nënvizoi se zgjidhjet e tilla si ligji për praktikat e padrejta tregtare tregojnë për të mirën e integrimit tonë në BE.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like