(VIDEO) Bytyqi beson se do e ndryshojnë kushtetutën dhe do t’i përfundojnë bisedimet me BE-në

by admin
Spread the love

Unë e respektoj që njerëzit kanë mendimin e tyre dhe e mbështesin me fakte dhe argumente, por askush nuk i merr parasysh faktet tani dhe ne udhëhiqemi nga ndjenjat, emocionet dhe dëshira për të ardhur në pushtet, tha zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyçi, duke komentuar procesin e ndryshimeve kushtetuese në një intervistë në “Kanal 5”

FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE

 “Kur u morën vendimet gjatë gjithë periudhës që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ato ishin marrë nga palët e interesuara politike, ndoshta në kundërshtim me atë që ishte dëshiruar në sondazhe, ndërsa pastaj u pa se kishte momente pozitive, si p.sh. Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në atë moment po të ishin pyetur qytetarët reagimet do të ishin negative dhe tani shohim se tashmë është tejkaluar konflikti etnik dhe problemet etnike janë harruar përveç se nëse ndonjë aktor politik  dëshiron t’i vendosë në tavolinë”.

Sipas Bytyçit tashmë flitet vetëm për ndryshim teknik të Kushtetutës.

FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE

“Konkluzionet e miratuara vitin e kaluar në Kuvend, për çdo qeveri ekzistuese dhe të ardhshme, janë vija të kuqe nga të cilat Qeverisë nuk do ti lejohet të veprojë . Konkluzionet e organit më të lartë legjislativ thonë se negociatat për identitetin dhe gjuhën janë vija të kuqe dhe nëse për ato negociohet, negociatat mund të braktisen menjëherë. Negociatat nuk bëhen në dëm të asnjë qytetari të këtij vendi dhe veçanërisht në dëm të identitetit dhe gjuhës së shumicës së qytetarëve”.

Sipas tij, negociatat për anëtarësim mund të përfundojnë edhe më herët se 2030. “Besoj se do t’ia dalim dhe pastaj do t’i përfundojmë negociatat për anëtarësim shumë më shpejt se sa mendon kushdo”, tha Bytyçi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like