(VIDEO) Bundestagu me rezolutë për mbështetjen të Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Bundestagu gjerman të enjten do të debatojë dhe votojë për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe konfirmimit të gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Rezoluta e titulluar “Mbështesim aktivisht Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është propozuar nga grupi parlamentar në pushtet i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Në parlamentin gjerman do të debatohet edhe për dokumente të tjera, në fokus të të cilave është integrimi evropian dhe situata në Ballkanin Perëndimor. Është në interes të BE-së që 6 vendet nga Ballkani Perëndimor, të arrijnë stabilitet afatgjatë, thuhet në dokumentin që do të debatohet dhe votohet të enjten në Bundestagun gjerman.

 DOKUMENTI

“Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor, të cilat nuk janë ende anëtarë të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejtë nga shtetet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim të ligjit dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Që kjo të ndodhë, këto vende duhet të anëtarësohen në BE”.

Qeveria e RMV-së së fundmi njoftoi se një shtet i madh anëtar i BE-së do të miratojë një rezolutë për njohjen pa mëdyshje të gjuhës dhe identitetit maqedonas, pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like