(VIDEO) Bujar Osmani në iftar me komunitetin turk: Turqia, mik i mirë në kohë të vështira edhe në kohë të mira

by admin
Spread the love

Në Shkup u organizua program iftari, ku ishin pjesëmarrës mbi 500 mysafirë, në mesin e tyre, ambasadori i Turqisë në Shkup Fatih Ulusoy, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut  Bujar Osmani, ish-ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, deputetja aktuale e AK Partisë së Erdoganit, Seda Gören Bölük, përfaqësues të sektorit civil, përfaqësues nga komunitete tjera e studentë. Iftari i organizua në bashkëpunim me RUTEV (Fondacioni i Turqëve të Rumelisë), “Üsküp Vakfı”(Fondacionit Shkupi), Shoqata “Köprü” dhe Shoqata “Ensar”.

Ministri i Punëve të Jashtme, kandidati për president nga BDI, Bujar Osmani, vlerësoi rëndësinë e komunitetit turk të Maqedonisë së Veriut marrëdhëniet me Turqinë.

Osmani theksoi se Marrëveshja e Ohrit qëndron në sfondin e harmonisë ndëretnike duke theksuar

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM

“Të gjithë ne fituam nga Marrëveshja e Ohrit, dhe është shumë e rëndësishme që fituesit e Marrëveshjes asë Ohrit të jenë së bashku për të forcuar më tej rolin dhe mekanizmin e kësaj marrëveshjeje politike që na bën zot të shtëpisë sonë. Edhe ne shqiptarët, edhe komuniteti turk, edhe boshnjakët, edhe romët dhe vllehët janë bërë të gjithë zot të shtëpive të tyre dhe nuk janë më qiraxhinj. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i japim vlerën e duhur rolit të kësaj marrëveshjeje dhe bashkëpunimit tonë”.

Osmani tha se Republika e Turqisë është një nga dy vendet e para me të cilat kanë krijuar një partneritet strategjik, ndërsa theksoi faktin se kur Maqedonia e Veriut u bë e pavarur, ambasadori i parë që erdhi në Shkup ishte ambasadori turk.

Osmani tha në takimet me ambasadorin Fatih Ulusoy dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan në Antalia, ranë dakord që partneritetin strategjik ta ngrisin në nivelin e dialogut strategjik.

“Me Hakan Fidanin ramë dakord që të zhvillojmë së bashku mbledhjet e qeverisë dhe kabinetit dhe një herë në vit të mbajmë mbledhje të përbashkëta për të parë se ku kemi arritur në projektet e përbashkëta”, deklaroi Osmani.

Të pranishmëve në iftar, kryediplomati Osmani u shpalosi edhe një përvojë emocionale me homologun e tij turk Hakan Fidan.

Osmani theksoi se në vitin 2010, kur ishte ministër i Shëndetësisë, kishte shprëthyer H1N1, një epidemi e ngjashme me Covid-19. Ai tha se Maqedonia e Veriut, sikurse shtetet tjera të vogla, nuk kishin mundësi të merrnin vaksina.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM

“Një miku jonë i përbashkët që është këtu, emri i të cilit nuk do t’ia përmend, më tha: ‘Kam një shok në Turqi, Hakan Fidan’. Nuk e njihja atëherë, rreth 15 vjet më parë. Pas një telefonate shkova në portin kufitar në Turqi dhe mora 5 mijë dozat e para të vaksinës, udhëtova gjatë natës për në Shkup dhe vaksinën e parë e mora në mëngjes. Kështu u shemb i gjithë presioni politik ndaj meje dhe qeverisë”

/SHENJA/ 

MARKETING



You may also like