VIDEO/ Broja kthehet përsëri në fushë në Premier Ligë, skuadra e Strakoshës ndal pretendentët për Champions

by admin
Spread the love

Armando Broja është kthyer sot përsëri në fushën e lojës me skuadrën e Fullhem, duke luajtur pak minuta në fundin e ndeshjes ndaj Njukasëll në Premier Ligë. Sulmuesi kishte qenë në tribunë në tre takimet e fundit radhazi, por sot, ai qëndroi në stol dhe kishte vetëm pak minuta në dispozicion në fundin e saj.

Trajneri Marko Silva e hodhi në fushë Brojën në minutën e 85-të, kur rezultati ishte 1-0 për miqtë. Sulmuesi shqiptar kishte një mundësi të tregonte veten me një sprint të shpejtë, por që prodhoi vetëm një goditje këndi ( SHIH VIDEON). Në fund, skuadra e tij nuk ia doli të shënonte dhe e mbylli këtë ndeshje me humbej përballë Njukasëllit.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera bie në sy ndalesa e papritur e Aston VIlës të vendit të katërt, që barazoi 3-3 në shtëpi përballë Brentfordit të Thomas Strakoshës, i cili vazhdon të mos aktivizohet me klubin e tij.

REZULTATET

Aston Vila-Brentford 3-3
39’, 81’ Uotkins, 46’ Roxhers / 59’ Zanka, 61’ Mbeumo, 68’ Uis

Everton-Bërnli 1-0
45’+2” Kalvert-Ljuin

Fullhem-Njukasëll 0-1
81’ Gimaraesh

Luton-Bornmuth 2-1
73’ Klark, 90’ Morris / 52’ Tavernier

Ullvërhempton-Uest Hem 1-2
33’ (p) Sarabia / 73’ (p) Paketa, 85’ Uard-Prous

sdfdsffdssfddfssdsfdsdf

PANORAMASPORT.AL

You may also like