(VIDEO) Bislimoski: Në 30 vitet e fundit shteti nuk ndërtoi politika të dobishme energjetike

by admin
Spread the love

Në 30 vjet pavarësi, RMV si shtet përmes kompanisë shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut ka ndërtuar diku nga 140 deri në 150 megavat instalime energjetike dhe gjithçka tjetër që është ndërtuar në sektorin e energjisë është investim i sektorit privat. Kompanitë vendase dhe të huaja në këto 30 e ca vite kanë prodhuar më shumë se 900 megavat, prej të cilave 600 megavat janë prodhuar vetëm në dy vitet e fundit, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

“Në 30 vitet e fundit shteti nuk ndërtoi për shkak të politikave shkurtpamëse. Për shkak të populizmit  të lirë, në një aspekt nuk mund të ndërtojmë, nëse ndërtojmë do të rritet çmimi. Nëse bëhet diçka, ajo do të ketë ndikim edhe në çmim. Ne u futëm në një gjendje ku shpenzuam gati 400 milionë euro me subvencione të ndryshme, kryesisht për amvisëri dhe për të shuar zjarrin. Vlera jonë e shtuar është zero”.

Bislimoski theksoi se ngrohtorja Te-To do të vazhdojë të punojë, sepse është një projekt i mirë dhe ndihmon në stabilizimin e tensionit të rrjetit tonë. Ndërsa lidhur me projektin në Çebren tha se nevojitet një konsensus i përgjithshëm politik.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like