(VIDEO) Bibliotekë e re në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski – Penko”

by admin
Spread the love

Sot filloi viti i ri shkollor 2022/2023 për të gjithë nxënësit e vendit tonë. Në veçanti nxënësit e klasave të para për herë të parë u takuan me bankat dhe mësuesit e tyre. Ekipi ynë vizitoi Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski Penko”, në të cilën me sy të gëzuar dhe plot emocione nxënësit shënuan ditën e parë të shkollës. Drejtoresha e shkollës Mevlide Kryeziu uroi nxënësit për këtë vit shkollor dhe theksoi se shpreson për një vit të mbarë me aktivitete të shumta.

MEVLIDE KRYEZIU,  DREJTORESHË E SH.F “PETAR ZDRAVKOVSKI PENKO”

“Kjo është një ditë e veçantë, sidomos për nxënësit e klasës së pare, është një fillim i bukur që e përgatit shkolla normalisht, me ndihmën e disa arsimtarëve, me një kolektiv që e kemi të mrekullueshëm, gëzimi dhe lumturia ishin në sytë e fëmijëve të qarta, ishte e paparë. Besoj që do të kenë një fillim të mbarë, një bashkëpunim të mire me arsimtarët dhe shkollën”.

Kryeziu më tej njoftoi se shkolla bën hapjen edhe të bibiliotekës së re, në hapjen e së cilës ishte prezent edhe kryetari i komunës Butel  Darko Kostovski.  Drejtoresha Mevlide Kryeziu tha se kjo bibiliotekë do të mund të shfrytëzohet nga nxënësit e shkollës së tyre mirëpo do të mund ta shfrytëzojnë edhe nxënësit jashtë shkollës.

MEVLIDE KRYEZIU,  DREJTORESHË E SH.F “PETAR ZDRAVKOVSKI PENKO”

“Këtë vit risi në shkollën tone e kemi bibloteken siç po e shifni, është një bibliotek e re. nga një donator prind i shkollës sonë, ku do ta shfrytëzojnë nxënësit e shkollës sonë mirëpo mund ta shfrytëzojnë edhe nxënësit jashtë shkollës. Pres një vit të suksesshëm, me shumë risi të reja, aktivitete më shumë do të kemi, disa projekte që do ti realizojmë së bashku me arsimtarët dhe me nxënësit”.

Ndërkohë, të gjitha shkollat vendore, sot pritën dyerhapur nxënësit filloristë.

 

You may also like