(VIDEO) Besimi: Jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha llojet e krizave

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka deklaruar se buxheti është i pozicinuar mirë, për të përballuar krizën.

Besimi, në një intervistë për MIA-an thotë se janë të gatshëm t’i përgjigjen në kohë çdo llojë sfide. Ai thekson se kriza është serioze dhe e njejta mund të zgjasë ende, duke pasur parasysh, atë që po ndodhë në Ukrainë dhe në nivel botëror, ndaj siç thotë ministri, ata si qeveri duhet të përgaditen për maratonë.

I pari i financave, sqaron se janë duke përgaditur masa të targetuara kundër krizës, por nuk tregonë se kur do të fillojë implementimi i tyre. Besimi vlerson se më të rëndësishme janë tremujori i fundit i këtij viti dhe tremujori i parë i vitit të ardhshëm.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Nuk do të doja të paragjykoja me data, por ajo që të gjithë e presin është se tremujori i fundit i këtij viti dhe tremujori i parë i vitit të ardhshëm janë shumë të rëndësishëm. Mendoj se po i bëjmë të gjitha hapat e nevojshme, jo vetëm në aspketin e masave, por edhe në aspekt të kursimit të energjisë”.

Ministri Fatmir Besimi, më tej  thotë se dimri do të jetë i vështirë dhe se është e rëndësishme që të sigurohen sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike dhe ushqimit, që të mund të kalohet kjo periudh dhe nga viti i ardhshëm të ketë një bazë të qendrueshme për rritje.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like