(VIDEO) Besimi: Hodhëm dy hapa të mëdhenj për “ekonominë e gjelbër”

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Fatmir Besimi vlerëson se javën e kaluar u hodhën dy hapa sistemikë drejt zhvillimit të ekonomisë së gjelbër në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për miratimin e ligjit që mundëson krijimin e Fondit të Efikasitetit Energjetik dhe emetimi i fletobligacioneve të para të gjelbra si burim financimi të projekteve të gjelbra.

“Ekonomia e gjelbër është sistem, ku si prioritete janë qëndrueshmëria ekologjike, drejtësia sociale dhe rritja ekonomike”, ka shkruar Besimi.

 

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

 “Tranzicioni drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë, bujqësia e qëndrueshme dhe prodhimi i ushqimit, efikasiteti në menaxhimin e burimeve, rritja inkluzive përmes barazisë sociale, inovacionit dhe teknologjive ekologjike janë qëllimet e zhvillimit të gjelbër. Më konkretisht, ekonomia e gjelbër është ekonomi rezistente që ofron kushte më të mira jetësore për të gjithë qytetarët”.

 

Besimi ka theksuar se Kuvendi, javën e kaluar me propozimin e Ministrisë së Financave dha “dritë jeshile” për krijimin e Fondit të Efikasitetit Energjetik (FEE). Nëpërmjet këtij Fondi do të përkrahen projektet për efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit në sektorin publik dhe privat nëpërmjet dhënies së granteve, kredive dhe garancive. Kapitali fillestar është 15 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro janë nëpërmjet Projektit të efikasitetit energjetik të Bankës Botërore dhe 10 milionë euro janë përmes emetimit të fletobligacioneve të gjelbra. Besimi ka theksuar gjtihashtu se gjatë javës u mbajt ankandi i parë i fletobligacioneve të gjelbra. Bëhet fjalë për letra shtetërore me vlerë, qëllimi i të cilave është përkrahja e projekteve të gjelbra në vend. /SHENJA/

MARKETING



You may also like