(VIDEO) Bellovski: Qeveria jotransparente, sulme dhe presione ndaj gazetarëve

by admin
Spread the love

Transparenca e Qeverisë dalëngadalë po vdes, po zvogëlohet edhe qasja në informata, po vështirësohet puna e gazetarëve, e përveç kësaj kur afrohen zgjedhjet, rreziku i sulmeve dhe presioneve ndaj tyre po rritet. Kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, Pavle Bellovski, në  intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

Bellovski thotë se transparenca e Qeverisë si një nga elementët mbështetës kur u prezantua si program dhe ofroi një reformë nga një sistem partiak-politik deri më sot, sipas tij, ai term transparencë ka humbur.

 PAVLLE BELLOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË GAZETARËVE

“Kur kërkojmë akses në informacionin publik, që na jepet me ligj, marrim përgjigje të pakta, ose aspak, ose me një afat në të cilin konstatohet se kërkesa jonë nuk ishte e përshtatshme. Pra, transparenca e Qeverisë po vdes dalëngadalë. Dhe tani qëllimi i kësaj interviste nuk është të flasim për presionin apo kontekstin politik me të cilin po përballet qeveria”.

Me afrimin e zgjedhjeve, kryetari i Sindikatës thekson se  ndodh gjithmonë të  bie cilësia e sigurisë së gazetarëve, transparenca e qeverisë dhe intensifikohen sulmet ndaj gazetarëve, që vijnë pikërisht nga njerëz të përfshirë në politikë dhe nga zyrtarë publikë.

PAVLLE BELLOVSKI,KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË GAZETARËVE

“Krijohet një nervozizëm mes subjekteve politike në garë për të fituar kush merr më shumë deputetë, nuk zgjidhen fondet. Sepse ne jemi diga e parë, hapi i parë që mesazhi i tyre të arrijë tek qytetarët. Dhe në të njëjtën kohë, ata kanë nevojë për ne, duan të na manipulojnë, duan të kenë ndikim në politikat editoriale. Nga ana tjetër, kur nuk e marrin dot nervozohen, fillojnë kërcënimet online, proceset gjyqësore, ofendimet”.

Pavlle Bellovski, ankohet edhe kushtet që përballen gazetarët, ai thotë se në Maqedoninë e Veriut , sipas një shifre të marrë nga Unioni i Gazetarëve, 63 për qind e gazetarëve kanë të ardhura nën pagën mesatare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like