(VIDEO) Bela: Në ushtri diskriminohen shqiptarët, jemi larg përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

by admin
Spread the love

Këshilltari në ministrinë e mbrojtjes, Kolonel Muhaedin Bela, akuzon Ministrinë e Mbrojtjes për diskriminim etnik. Ai në TV SHENJA tha se ish ministrja e mbrojjtes, Radmilla Shekerinska,  nuk e ka respektuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në mënyrë vertikale, edhe pse sipas tij, ajo në pushtet erdhi me moton “jetë për të gjithë”, duke marrë edhe mbi 70 mijë vota nga shqiptarët.

Muhaedin Bela, kolonel

“Pas vitit 2019 në mënyrë flagrante unë jam injoruar që të mos arrijë  tek dokumentet, kur e pa ajo se unë doja që në mënyrë profesionale ta kryej detyrën time. Nuk dua dikush kur të vijë në punë të jetë i mërzitur. Puna jonë është shumë specifike, ushtarakët tanë marrin pjesë në misione të ndryshme nëpër botë. Mund ta paramendoni të shkoni në një mision të tillë dhe mos ta keni shpirtin rehat”

Koloneli Bela, tha se ministrja Shekerisnka i ka shkelur prioritetet strategjike, në mesin e të cilave është përfaqësimi i drejt dhe adekuat. Bela thotë se 70 për qind e të rinjve shqiptarë nuk kalojnë në testet psikologjike, gjë që sipas tj të lë të dyshosh se ekziston mundësia që Komisionet e Armatës të jenë të korruptuar.

Muhaedin Bela, kolonel

“Nuk mendoj se të rinjtë nuk duan të bëhen pjesë e ushtrisë. Ato i duan këto profesione dhe janë shumë më të drejtë se ne. Ata duan të vijnë në ushtri, dhe a beson se shumica e të rinjve, por mbi 70% është bien në psikoteste. Për mua, po të jem në nivel më të lartë do të ishte shumë shqetësuese. Ose ata të Komisionit janë të korruptum, ose këta të rinj nuk janë në rregull, dhe të ulemi të shikojmë se çfarë po ndodh me ta, me të cilën unë nuk pajtohem”

Bela gjithashtu deklaroi se ka dorëzuar padi penale kundër ish ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sekretarit shtetërorë Dragan Nikoliq dhe kundër kolonelit Goran Pavlevskit, nën akuzën për diskriminim kombëtar, fetar, social dhe profesional. Ai tha se pas padisë së tij ka pasur efekt dhe janë caktuar dy shqiptar si atashe pasi deri atëherë nuk kishte asnjë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like